“Nuk kemi sanksione”, Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do kisha marrë çmimin Nobel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi “nuk ka asnjë sanksion kundër vetes” përkundër presionit, duke folur se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si pjesa tjetër demokratike e botës.

Vuçiç iu referua vdekjes në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalnyt, duke e quajtur këtë “një tjetër shkëndijë në zjarrin e ndezur”.

“Është tragjike kur një i ri i tillë humb jetën. Unë nuk jam një organ hetues dhe nuk jam aq i zgjuar sa të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka. Nuk do të doja as të flisja për atë që ndodhi me Millosheviçin, kjo është për analistët politikë, jo për presidentin e vendit”, tha Vuçic.

“Çdo gjë që nuk na pëlqen, e refuzojmë pa rezerva”, theksoi ai.

Vuçiç gjithashtu nuk ka dyshime se pozita e Serbisë do të jetë edhe më e vështirë në vazhdim.

Ai theksoi se Serbia nuk ka asnjë sanksion kundër vetes, “pavarësisht përpjekjeve”.

“Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne as nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Po të vendosja do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do ta merrja edhe çmimin Nobel”, tha Vuçic, siç raporton Danas.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com