“Nuk ka shkelur asnjë kod moral” shoqja e Sarës komenton lojën e saj në BBV

E ftuar në emsionin “Big Brother Radio” ka qenë shoqja e ngushtë e Sara Gjordenit, e cila ka folur më shumë në lidhje me jetën personale të saj dhe na ka zbuluar disa detaje ekskluzive për të. Ajo është Alesia Balliu me profesion avokate dhe me Sarën janë njohur pikërisht nga studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.

Si e sheh lojën e saj në BBV?

Unë dhe Sara kemi bërë fakultetin bashkë për drejtësi ku kemi qenë për vite mikesha shumë të mira. Është një vajzë e cila ka shumë energji siç po e transmeton edhe aty brenda. Një vajzë e cila ka qenë gjithmonë e apasionuar pas medias, pas fotografisë. Ka një artikulim shumë të mirë dhe ka shumë për të dhënë brenda asaj shtëpie.

Siç edhe e lartpërmendi, ajo është shprehur se media ka qenë gjjithmonë pasioni i saj dhe vendimi për tu futur në Big Brother ka qenë diçka që ajo e ka dashur për të njohur veten dhe për të dhënë tek publiku diçka ndryshe. A është e njëjtë Sara brenda BBVA3 me atë Sarën jashtë?

Mendoj që ajo është ajo që njoh unë. Është reale sepse besoj edhe publiku e ka kuptuar që është transparente dhe më shumë seç duhet e vërtetë dhe reale për shoqërinë ku ne jetojmë ku faktikisht këtu mirëpriten të vërtetat sa për të thënë, por realisht kur janë të vërtetat që dalin në brendësi këtu nuk i duan dhe i paragjykojnë.

A e ka penalizuar Sarën ky karakter i vërtetë që ka treguar apo ka qenë diçka pozitive sipas saj?

Atëherë në qoftë se e vërteta të pengon dhe publiku nuk e mirëpret është problemi i publikut dhe jo i Sarës në të vërtetë. Sepse një shprehje ne faktikisht na e ka mësuar Sali Berisha tek Partia Demokratike, na ka thënë ‘midis nënës sime dhe të vërtetës – zgjedh gjithmonë të vërtetën’. Kështu që edhe në këtë konotacion, unë mendoj që e vërteta është gjithmonë ajo që duhet thënë dhe duhet përshëndetur. Në qoftë se pastaj dikujt nuk i pëlqen e vërteta e dikujt tjetër është problemi i atyre, por unë këtu dua të theksoj diçka për shoqërinë shqiptare që nuk duhet të jetë paragjykuese ndaj femrës, sepse në jetë një femër mund të japë shumë më shumë sesa mund të transmetojë një lidhje. Dhe Sara këtu brenda po gjykohet se mund të ketë pasur 2-3 lidhje nga publiku për lidhje të cilat ajo i ka pranuar vetë që janë të sajat. Histori të sajat.

Më tej, ajo shtoi:

Unë mendoj që të gjitha femrat shqiptare mund të jenë vajza si puna e Sarës që mund të kenë kaluar 2-3 eksperienca, të cilat ndoshta edhe nuk mund t’i ketë ecur dhe nuk ka përse të paragjykojnë ose të kryqëzojnë një vajzë vetëm për këtë gjë. Sepse këtu dua të theksoj diçka që ajo nuk ka shkelur asnjë kod moral. Dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com