Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë sot protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, pas vrasjes së Liridona Murselit.
Protesta nis në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Mes të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.