Nuk ka armëpushim në Gaza. Liderët e Hamas dhe Izraeli nuk gjejnë gjuhën e dialogut

Nuk ka armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit. Madje edhe dialogu mes palëve duket me i vështirë ndërsa dhjetëra palestineze vijojnë te largohen nga shtëpitë e tyre.

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se nuk është bërë asnjë përparim në bisedimet për armëpushim me Izraelin për përfundimin e luftës në Gaza.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin libanez Bejrut, zyrtari i larte tha se grupi është i përgatitur të “marrë pozitivisht” çdo propozim armëpushimi që sjell fundin e luftimeve. Përpjekjet e ndërmjetësve arabë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar për të arritur një ndërprerje përfundimtare të armiqësive me Hamasin dhe Izraelin që fajësojnë njëri-tjetrin për mungesën e dialogut.

Hamasi thotë se çdo marrëveshje duhet të përfshijë tërheqjen e plotë të ushtrisë

izraelite nga Gaza, por Izraeli ka rënë dakord në parim vetëm për pushime të përkohshme në luftime derisa Hamasi të çrrënjoset plotësisht.

Ndërkohë, më shumë palestinezë në Gazën jugore janë detyruar të zhvendosen përsëri për t’u larguar nga një operacion i vazhdueshëm izraelit në zonën që ndan Rafah dhe Khan Younis.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se pothuajse 38,000 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli nisi operacionin e tij ushtarak në tetor, por nuk bën dallimin nëse janë civilë apo ushtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com