Janë zbardhur të tjera pjesë nga diskutimet e djeshme në mbledhjen e Grupit të PD.
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka propozuar riformulimin e kerkesave për komisionet hetimore teksa kërkoi që publikut t’i shpjegohet vullneti i demokratëve.
“Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh te paren duke menduar se bëjmë te dytën. Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim ne vetvete por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtarët.
Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje te ligjit për to ku ne te jemi pjese.
Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë te gatshëm te sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Ne fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bere atë.
Ne optiken time do ishte mire qe brenda këtij segmenti te jemi dhe te flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund te humbasësh ose se arrin atë po se paku merr dakordësinë e shoqërisë.
Nuk jam votuar për gladiator, gjeja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon axhenden e vet dhe duket sikur po i pëlqen axhenda jone” – tha Gjekmarkaj.
/a.r