Kunati i Gert Bogdanit, Arbër Çepani ka reaguar sërish për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike Gert Bogdani.
Biznesmeni dhe ish-banori i BBV, Arbër Çepani ka bërë një dedikim prekës teksa thotë se “nuk isha pranë teje sot te dera e spitalit”.
Ai rikujton një bisedë dhe batuta të shkëmbyera me Gert Bogdanin teksa tregon se si e ka motivuar për të kaluar një moment dobësie, por ndihet në faj që nuk mundi dot të bëjë të njëjtën gjë.