“Nuk folëm për 5 vite” Juli rrëfen zënkën me Gentjan Zenelaj

Gjatë një bisede me banorët, Juli u shpreh mbrëmë se ‘gjërat që lindin në Big Brother VIP, vdesin aty’. Sipas aktorit të njohur, në jetë i zgjedhim vetë kë duam të takojmë, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri jo.

Romeo nga ana tjetër e ka kundërshtuar mendimin e tij. Ai thotë se njeh raste që njerëzit i vazhdojnë edhe jashtë inatet.

Juli i shpjegoi se të ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet. Ai rrëfeu edhe rastin e tij me kolegun, Gentian Zenelaj.

Juli: Gjërat që lindin këtu, vdesin këtu

Romeo: Kush tha? Njoh unë që e vazhdojnë konfliktin, s’po flas për konfliktin fizik, inate, gjëra.

Juli: Se në jetë vendosim unë dhe ti për t’u takuar apo jo, këtu nuk vendosim ne.

Juli: Këtu mbaron. Nëse vendosim për t’u takuar në jetë, nuk vendosim që të takohemi për të bërë sherr.

Romeo: I bie që qëndrimet që mban këtu janë false.

Juli: Ty nuk të ka qëlluar në jetë me u zënë me një shok dhe me u takuar pas 2 vitesh? Unë kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn. Edhe kur jemi takuar, jemi takuar sikur nuk ekzistonin këto 5 vite.

Romeo: Po shokut nuk ia them të fundit.

Julit: Ne si kemi thënë asnjë gjë njëri-tjetrit, po kemi qëndruar 5 vite pa komunikuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com