Vajza e Ledjonës, Mikaela ka dhënë një intervistë sot në Fan Club, ku ka folur më shumë rreth ndjesive pas takimit me të ëmën. Ajo gjithashtu ka thënë se me babain e saj nuk ka asnjë lloj kontakti dhe ai madje nuk e ka telefonuar as për ditëlindje.
Mikaela: Më kishte marrë malli shumë për mamin.
Kush të ka qëndruar afër gjatë kësaj kohe?
Mikaela: Erjona, Bora edhe shoqet e mamit.
Kur e ke pasur të vështirë?
Mikaela: Situata me babin që ka ndodhur me ato mesazhet
A flet me babin?
Mikaela: Flisja por tani nuk flasim, thjesht me gjyshin nga babi.
Po nga babi ka pasur telefonata?
Mikaela: Jo, asgjë.