Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Top Story”, përsa i përket rastit të Jetnor Zhabolit, i cili burgosi gruan dhe fëmijët e tij në shtëpi, për shkak të probleme të shëndetit mendor, tha se mund të kishte përfunduar në gjakderdhje.
Në një detaj tjetër tronditës, Karamuço tregon se 35-vjeçari nuk e donte djalin e tij pasi ai i ngjate më shumë të ëmës dhe jo atij.
“Duke ndjerë dhe parë gjithë dramën, edhe gruaja e vet është shumë e rënduar nga pikëpamja, sepse sheh kontraste shumë të forta nga ajo që kishte imagjinuar të shihte. Po të vazhdonte, mund të përfundonte në vrasje në familje. Shkoi deri këtu ku ai nuk e donte djalin sepse nuk i ngjate atij, i ngjante nënës”, tregon eksperti.
Karamuço kthen në vëmendje edhe neglizhencën e oficerit të policisë së zonës, pasi sipas tij, kur ka kamera të shumta në lagje, aparatura përgjimi apo bllokimi valësh, duhet të kishte qenë më vigjilent dhe të kishte më shumë patrullime.
“Kur ka një numër të lartë, oficeri i policisë së zonës shikonte që ka shumë kamera, ai mund të dyshonte, të mbante më shumë patrullime. Këto pajisje po shiten rëndomë, por i marrin dhe këto që kanë ç’rregullime, kanë paranojë. Këto pajisje nuk duhet të posedohen nga të gjithë”, thotë ai.
Në këto raste ka një traume, që fillimisht fillon me xhelozi, frikë, obsesion dhe kalon nga neuroza në deluzion total. Pritet të kuptohet nëse ky person e ka kuptuar se çfarë ka bërë apo jo. E gjitha kjo parandalon që ne do kishim një gjakderdhje në atë familje.
Sokol Bregu: Po sikur bashkëshortja të vendoste të kurohej, a nuk do ishte e thjeshtë? Ajo nuk e merr guximin ta dërgojë një njeri të sëmurë të kurohet?
Karamuço: Shumica e bëjnë këtë se refuzojnë të mjekohen, janë psikotikë. Ata refuzojnë t’i marrin ilaçet dhe nuk njeh më as fëmijët e vet, i shikon si xhindë./m.j