Gazment Bardhi deklaroi jashtë Parlamentit se opozita nuk do ta njohë ndryshimin e njëanshëm të rregullores së Kuvendit nga mazhoranca, e cila u miratua në seancën e sotme plenare.
Ai u shpreh se do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm të parlamentit, i cili sipas tij është antikushtetues.
“Sot në një atentat të vërtetë ndaj parlamentarizmit është ndryshuar seti i rregullave që garanton bashkëjetesën mes forcave në parlament. Vendimi u sotëm antikushtetues do dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim këtë ndryshim të njëanshëm, të dhunshëm të rregullores. Nuk do t’i bindemi atyre rregullave”, u shpreh Bardhi.