“Nuk do ketë shtet palestinez”, Gallant: Ofensiva në Rafah është në koordinim me SHBA

Krijimi i një shteti palestinez do të jetë shpërblimi më i mirë për terroristët. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Izralit Benjamin Netanyuhu gjatë një interviste për mediat izraelite. Netanyahu renditi favoret që u dhanë gjatë viteve palestinezëve më parë dhe si rezultat shpërblimi ishin raketat mbi Tel-Avivi.

“Ne u larguam nga Gaza, lamë bazat tona, u dhamë gjithçka palestinezëve dhe ata nuk bënë paqe me Izraelin. Ata hapën mijëra kilometra tunele, më shumë se metroja në Paris. Ata qëlluan me raketa qytetet tona, përdhunuan edhe gratë tona dhe nëse i lejojmë të jenë shtet, do të ishte shpërblimi më i mirë i mundshëm për këta terroristë”, tha Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit është kthyer në një luftë totale dhe për këtë fakt autoritetet amerikane janë në dijeni të plotë. Në një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant nënvizoi rëndësinë e vazhdueshme të operacioneve izraelite në zonën e Rafah “për shkak të informacionit konkret në lidhje me pengjet e mbajtura atje”. Ushtria izraelite tha gjithashtu në një deklaratë se tunele të përdorura nga Hamasi për kontrabandën dhe lëvizjen e luftëtarëve nën tokë ishin zbuluar gjatë bastisjeve të fundit, si dhe sasi të mëdha armësh dhe eksplozivi.

Ndërkohë, Hamasi i vetëdijshëm për pafuqinë përballë izraelitëve kanë bërë një hap pas duke kërkuar paqe. Liderët e Hamsit, kanë bërë të mundur se ata i kishin informuar ndërmjetësit se janë “të përgatitur për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse” që përfshin një marrëveshje të plotë të shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve nëse Izraeli ndalon luftën e tij në Gaza. Sakaq, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka insistuar vazhdimisht se lufta duhet të vazhdojë derisa Hamasi të shkatërrohet plotësisht.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com