Nudo, mbuluar me bojë argjendi, modelja 58-vjeçare: Nuk kam asgjë për të fshehur

Polina Porizkova është zgjedhur për kopertinën e re të revistës Elle, në një fotosesion nudo.

Modelja 58-vjeçare ka pozuar topless me bojë argjendi në gjoks për kopertinën e nëntorit të edicionit çek të revistës dhe ka dhënë një intervistë.

Ajo tha se ndihet më e fortë kur është e zhveshur. “Këtu qëndron forca ime”, shkroi ajo në Instagram dhe shtoi: “Jo lakuriqësia në vetvete, por aftësia për të treguar veten ashtu siç jam ”.

Ajo shpjegoi gjithashtu se “u rrit në një kulturë dhe epokë ku lakuriqësia ishte e zakonshme dhe e pranuar plotësisht si pjesë e të qenit njerëzor. Nuk më ka ndodhir kurrë të turpërohem për një trup pa rroba, të miat apo të dikujt tjetër. Pra, ndoshta është e arsyeshme që duke qenë se është zgjedhja IME të zhvishem, në fakt më bën të ndihem e fuqizuar. Më bën të ndihem sikur nuk kam asgjë për të fshehur.”/Liberale.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com