Non-grata e Berishës, momentet kulminante të përplasjes së ish-kryeministrit me SHBA e Yuri Kim (Video)

Ambasada amerikane i ka shuar shpresat e Sali Berishës që pas fitores së Trump do të rishikohej nongrata ndaj tij. Përmes një deklarate të Nancy VanHorn, e ngarkuara me Punë e SHBA-së, publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë, rikonfirmohet se SHBA i qëndron pozicionit të saj, për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.

Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në një deklaratë nga e ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë./Marrë nga Tema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com