Noka zbulon listën e dëshirave: Në 11 Korrik rrëzojmë Ramën, lirojmë Berishën dhe krijojmë qeveri teknike

Federata e Opozitës e përbërë nga partitë opozitare kanë zhvilluar një tryezë  ku fokusi ka qenë organizmi i protestës më 11 Korrik në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20.00.

Deputeti Flamur Noka bëri thirrje që të gjithë mbështetësit e partive duhet të ftonin qytetarët në protestë kundër qeverisë, ku sipas tij ka shpopulluar dhe varfëruar vendin.

Noka tha se protestat do të vijojnë deri në lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe rrezmin e qeverisë, për të krijuar më pas një qeveri teknike si në Maqedoninë e Veriut për të përgatitur vendin të shkojë në zgjedhje.

Sot çdo nëpunës, I ri dhe e re, çdo i shkelur nga banda e pushtetit ka arsye të bëhet bashkë dhe të protestojë në Bulevardin dëshmorët e kombit. Sot çdo mësues që ka ndjerë arrogancën e narko-shtetit ka arsye të protestojë më 11 korrik në orën 20.00. Çdo pensionistë, fermerë, i papunë kanë arsye për t’iu bashkuar protestës kundër një regjimi që e ka bërë Shqipërinë e pajtueshme. Sot kemi një drejtësi me regji, një drejtësi politike. Të protestojmë kundër SKAP-it të partisë që nuk ka në plan të luftojë krimin, por të mbrojë interesat e Ramës. Të protestojmë për një dejtë që bazohet te ligji dhe Kushtetua dhe jo te urdhrat polikë. Të gjithë strukturat tona politike, të gjithë mbështetësit e partive tona duhet të shpërndahen në mënyrë kapilare në çdo qytet e fshat, rrugë e rrugicë që t’i bëjnë thirrje qytetarëve se është koha të protestojmë kundër shpopullimit, varfërisë, narko-regjimit që voton e lirë e ka asgjësuar dhe e ka kthyer në mall tregu prej 11 vitesh.

Të mos reshtim së punuari të organizojmë këtë protestë. Kjo protestë do të jetë nisja e një reagimi popullor që do të vazhdojë për të detyruar këtë regjim që të lirojë liderin e opozitës si të vetmin të burgosur politik në Evrope dhe si valë reagimesh për të detyruar Ramën për t’i dhënë zgjidhje politike këtij vendi, përmes një qeveri teknike njësoj si Maqedonia e Veriut si rruga e vetme për ti dhënë kësaj shoqërie mundësinë që të votojë e lirë”, tha Noka.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com