Veprime skandaloze janë shënuar sot në dyert e Kuvendit teksa Flamur Noka ka sulmuar dhunshëm gardistët.
Me pako mielli në dorë ai s’ka kursyer asnjë punonjës të sigurisë.
Por gazetarët e pranishëm e kanë gozhduar Nokën.
“Nuk të kanë përjashtuar këta zoti Noka, por Komisioni i Etikës. Ç’faj kanë këta?” – e pyetën gazetarët që me ironi e kanë duartrokituar veprimin e pakuptimtë.
Ndërkohë deputeti i përjashtuar u shpreh se ‘gardistët janë fytyra e regjimit”.
Mediat raportojnë se mes të sulmuarve me miell është edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.
/a.r