Noka e Bardhi sulmuan gratë në Komision/ Deputetja e PS: Skena që na bëjnë gazin e botës, duhet të ketë reflektim

Në emisionin “Real Story” në ABC deputetja e PS, Evis Kushi komentoi sherrin mes demokratëve ditën e sotme në Komisionin e Medias, të drejtuar nga Flutura Açka e grupit Basha.

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka në asnjë moment nuk e lanë demokraten të fliste. Situata u agravua edhe më tej, pas ndërhyrjes së Merita Bakiut, në një moment Noka shkuli edhe mikrofonin e Flutura Açkës.

Lidhur me këtë ngjarje, pati reagime edhe nga ambasadorët, një prej tyre edhe ai i Holandës duke thënë se janë skena të papranueshme.

Deputetja e PS, Kushi u shpreh se sot ishte një pamje shumë e turpshme.

“Sot jam ndjerë shumë e turpëruar, e indinjuar e zemëruar. Mendoja që ajo që kemi parë në seancat plenare, flakët, karriget ishin maksimumi, por sot turpi ishte edhe më i madh. Të shihje dy burra deputetë të opozitës të sulmonin tre gra. Nuk i bën më pak opozitare zonjën Açka, qytetaria. Nuk mund t’i imponohesh deputetëve që janë zgjedhur me votat e qytetarëve, një formë të të bërit opozitë.

Ata kanë zgjedhur të bëjnë opozitë me karrige të përmbysura, të tjerë kanë zgjedhur të bëjnë opozitë me mendim me fjalë. Mendoj që ne si grup parlamentar kemi bërë një kërkese. Por kjo duhet të shërbejë si një moment reflektimi. Nuk e di nëse zoti Bardhi apo Noka do ta gjejnë forcën të kërkojnë ndjesë. Këto skena po na turpërojnë dhe po bëjnë xhiro në arenën ndërkombëtare”, tha ajo./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com