Noka e Bardhi goditën Açkën, protestë para kryesisë së Kuvendit! Zëdhënësja e PD: Dhuna verbale e deputetëve ndaj kolegeve, e papranueshme

Një protestë po zhvillohet sot para kryesisë së Kuvendit pas rastit të djeshëm në Komisionin e Medias ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me drejtuesen e Komisionit Flutura Açka duke i nderprere fjalën e shkulur mikrofonin.

Zëdhënësja e PD zyrtare Mirela Karabina tha para mediave se dy deputetët ushtruan dhunë verbale ndaj Açkës, ndërsa nënvizoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin më në Kuvend.

“Dy deputetët kanë turpëruar këdo që ka qenë aty. Deputet gra të parlamentit shqiptar dëshmuan fuqinë e fjalës së një gruaje. Açka doli mbi dhunën, në vend të dhunës dhe britmave triumfoi arsyeja dhe logjika. Raste të tilla nuk duhet të ishin në parlament dhe nuk duhet të ndodhin më”, shtoi ajo/m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com