Njihuni me Phunjo Lama, alpinistja më e shpejtë që ngjit majën Everest

Phunjo Lama ka vendosur rekordin e ri të ngjitjes në majën më të lartë në vetëm 15 orë. Mëngjesin e sotëm raportohet se Phunjo Lama ka rifituar titullin e gruas që ngjit majën e Everest.

Ajo nisi ngjitjen e saj nga kampi i bazës dje pasdite në 3.52, dhe kishte arritur në majë të malit më shumë se 8000metra të lartë në ora 6.23 mëngjesin e sotëm. Rekordi i ri u konfirmua nga kreu i monitoruesve Khim Lal Gautam, cituar nga agjencia vendase The Himalayan Times.

Zonja Lama është alpiniste nga fshati vendas Chhokangparo. Ajo është bërë e famshme prej vitit 2018 kur shënoi rekordin e gruas më të shpejtë që ngjit Himalajën në 39 orë e 6 minuta.

Rekordi saj u thye rrjedhimisht në 2021 nga kinezja Ada Tsang Yin-hung, 45-vjeçare nga Hong Kong e cila realizoi ngjitjen në 25 orë e 50 minuta. Me nisjen e sezonit të ri të ngjitjeve, Lama vendosi të rimerrte titullin e saj, tha kreu i shoqatës së alpinistëve të Everest, Shiva Bahadur Sapkota.

Zonja Lama, e cila raportohet se është në të tridhjetat e saj dhe nënë e një fëmije, ishte stërvitur në Alpe zvicerjane dhe ia dedikonte ngjitjen festivalit budist Buddha Jayanti, si dhe paqes botërore. Ajo është gjithashtu pilote shpëtimi helikopteri me skuadrat e Nepalit, dhe ka marrë disa çmime nderimi nga autoritetet e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com