Ministrja e Jashtme e Finlandës Elina Valtonen nuk ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë. Ajo shtoi megjithatë se për momentin nuk ka nevojë që diçka e tillë të ndodhë.
Valtonen i ka bërë komentet gjatë një intervistë për Financial Times. “Tani nuk është koha për të dërguar trupa në terren dhe ne as nuk jemi të gatshëm ta diskutojmë në këtë fazë. Por për një afat të gjatë, sigurisht që nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, theksoi ministrja finlandeze.
Më herët, Macron ka thënë se një vendosje e trupave të huaja në Ukrainë nuk përjashtohet si mundësi. Ai shtoi se deklarata që ka bërë ishte menduar me shumë kujdes.
Më tej, Macron, duke komentuar fjalët e tij, u shpreh se nëse kjo ide do zbatohej, forcat franceze nuk do të shkonin në ofensivë ndaj Rusisë./m.j