Njërit i hapet kafka, tjetrit i pritet dora, përleshje me sëpata në një tren

Katër persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë një përleshjeje me sëpatë që shpërtheu në një tren rajonal jashtë Parisit. Sipas mediave vendase njërit prej plagosurve iu pre dora dhe një tjetri iu hap kafka.

Disa persona, disa prej tyre të mitur, u përfshinë në përleshjen që shpërtheu rreth orës 8 të mëngjesit të hënën.

Incidenti ndodhi ndërsa treni ekspres periferik RER ishte në stacionin Ozoir-la-Ferrière, në jug-lindje të Parisit.

Meqenëse treni u ndal në një stacion, dhuna nuk ndikoi në trafikun në linjën RER E, e cila kalon lindje-perëndim përmes Parisit dhe periferisë së tij, tha operatori shtetëror hekurudhor SNCF. (

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com