Sipas analistit Flogert Muça vizita që pritet të mbajë nesër në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është një lajm i keq për Sali Berishën dhe Albin Kurtin.
Në një lidhje skype për ‘Studio Live’ në Report Tv, Muça tha se Kurti është lënë mënjanë pasi nuk ka vepruar në bashkërendim me SHBA-të sa i takon veprimeve të fundit, konkretisht heqjen e dinarit serb nga qarkullimi.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë por për faktorin shqiptar në Ballkan, jemi komb i ndarë në 4 shtete. Ai vjen në qendrën e shqiptarëve sepse e Sheh Shqipërinë si aleatin më të besueshëm dhe të rëndësishëm ku ka risk që të ketë një tjetër vatër lufte mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo që përbën lajm të keq për Kurtin është se është lënë mënjanë. Sali Berisha, një non-grata, do i theksohet edhe më shumë nesër dhe do i dhembë edhe më shumë kur Blinken të takohet me përfaqësues të SPAK që ai vetë i konsideron ‘grup kriminal’. Këta të dy besoj se do jenë 2 shqiptarët e mërzitur që Blinken vjen në Shqipëri”- u shpreh analisti./m.j