“Njëri është i zemrës, tjetri mik i mirë”, Heidi komenton zënkën Juli-Romeo

Gjatë Prime-i të sotëm u diskutua rreth qëndrimit të Heidit pas debatit të Julit me Romeon, pasi ajo ka një marrëdhënie mjaft të mirë me të dy banorët në shtëpi. Gjithashtu gjatë kësaj jave ajo ka pasur edhe disa zënka me Romeon, ku Heidi i ka kërkuar kohë për t’u menduar për marrëdhënien e tyre.

Ledion: A e ke ndjerë veten si midis dy zjarreve?

Heidi: Nuk e kam ndjerë veten mes dy zjarreve. Doja të kuptoja çfarë po ndodhte mes Julit dhe Romeos.

Ledion: Po kur qëndrimi yt lëndon njeriun që ke marrëdhënien që ke brenda?

Heidi: Nuk e ka lënduar qëndrimi im. Fokusi ka qenë diku tjetër, jo te Juli. Unë kam ndarë dy gjëra: njëri është i zemrës tjetri është mik i mirë këtu brenda. Më pëlqen humori i tij më duket shumë inteligjent, kam simpati për Julin.

Moderatori gjithashtu e pyet Heidin se pse ajo dhe Romeo shumicën e rasteve në Prime ulen përballë njëri-tjetrit dhe jo ngjitur si gjithë çiftet e tjera.

Ledion: Ti gjatë Prime-it ulesh përballë Romeos a është një zgjedhje apo rastësi?

Heidi: Dua të shihemi në sy.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com