Njëra e mbytur, dy të të tjerat të masakruara/ Babai vret tre vajzat e mitura, pasi kishte fituar të drejtën për kujdesta

Skena e tmerrshme la të tronditur policinë dhe zjarrfikësit të cilët hapën derën e shtëpisë së vogël në Quai Jean-Baptiste-Clément, në Alfortville, këtë të dielë. Në fillim të pasdites, një baba u paraqit në stacionin e policisë Dieppe, në Seine-Maritime, për të rrëfyer se kishte vrarë tre fëmijët e tij në banesë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur oficerët e policisë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tre fëmijëve, vetëm pasi kanë shpërthyer derën e mbyllur.

Dy fëmijët më të mitur u gjymtuan mizorisht

Sipas hetimeve të para, tre vajzat 11, 10 dhe 5 vjeç, u zbuluan në shtëpi: njëra në divan, dy të tjerat nën një batanije. Trupat e dy më të voglave ishin gjymtuar në mënyrë mizore. Kur zjarrfikësit gjetën më të madhin, menduan se mund ta ringjallën pasi ajo nuk kishte asnjë plagë me thikë. Më kot. Gjurmët në qafë sugjerojnë se ajo ka vdekur nga mbytja, gjë që do të duhet ta konfirmojë autopsia.

Nuk dihen ende rrethanat e tragjedisë. Por njeriu që u paraqit si babai i fëmijëve quhet Younes, ai ka lindur në Marok dyzet e një vjet më parë dhe tashmë është i njohur për policinë dhe shërbimet e drejtësisë.

I dënuar për dhunë ndaj një të mituri

Siç raportojnë mediat franceze, 41-vjeçari maroken ishte i njohur për policinë dhe autoritetet gjyqësore pasi në prill të vitit 2021 ishte dënuar për dhunë ndaj gruas së tij dhe për rrahje të një të mituri në moshën 15 vjeç.
Në atë kohë, 41-vjeçari u dënua me 18 muaj burg, 12 prej të cilëve i kaloi jashtë burgut me byzylyk elektronik. Autoritetet gjyqësore kishin lëshuar edhe një urdhër mbrojtje në favor të bashkëshortes së 41-vjeçarit, të cilit i kishte skaduar gjatë muajve të pranverës, me raportime se së fundmi ai kishte rifituar të drejtën për të parë fëmijët e tij. “Ai po përpiqej të kthehej bashkë me nënën e fëmijëve të tij”, thotë një burim.

“Nuk mund ta besoj se kanë vdekur”

Në Marolles-en-Brie (Val-de-Marne), ku vajzat jetonin me nënën e tyre, dhe ku çifti jetonte para ndarjes, këto ngjarje të dhunshme mbeten të gdhendura në mendjet e njerëzve. “Ai ishte i çuditshëm,” rrëfen një fqinj. Ndonjëherë pinte. Policia kishte ardhur disa herë”. “I pashë vajzat sërish javën e kaluar, një mbrëmje, kur u ktheva nga puna. Nuk mund ta besoj se kanë vdekur.

Një tjetër banore pëshpërit: “Jemi të shokuar. Policia erdhi këtu këtë të dielë vonë pasdite për të parë Samirën, nënën e vajzave, dhe e çoi në komisariat”. Të tre fëmijët shkojnë në shkollë në Marolles-en-Brie.

I kontaktuar nga Le Parisien, Alphonse Boye, kryebashkiaku i këtij qyteti, shpjegon se mëngjesin e kësaj të hëne do të ngrihet një njësi pritjeje psikologjike për të mirëpritur fëmijët në shkollën Buissons, e cila ndodhet menjëherë pas banesës ku banonte familja./Liberale.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com