Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë godet Turqinë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.i ballë ka goditur Turqinë veriperëndimore.  Sipas informacionit të dhënë nga AFAD; një tërmet me magnitudë 5.1 ka ndodhur në orën 10:42 (me orën turke) në Gjirin e Gemlik, në Detin Marmara. Thellësia e tërmetit u njoftua 8.98 km. Tërmeti është ndjerë në Stamboll, Kocaeli, Bursa, Sakarya, Çanakale dhe shumë qytete. Tre minuta pas të parit, një tërmet i dytë 4.5 ballë goditi sërish të njëjtën zonë.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha: “Në tërmetin me magnitudë 5.1 që ndodhi në brigjet e Gemlik në Detin Marmara dhe u ndje në krahinat përreth, të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse, veçanërisht AFAD, u dërguan në rajon për punimet e skanimit në terren. Po ndjekim me vëmendje zhvillimet. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com