Juristi Rezart Kthupi u shpreh në “Off the Record” se një strukturë e veçantë pritet të ngrihet nga SPAK përpara zgjedhjeve me qëllim për t’i monitoruar ato nga krimet zgjedhore.
Sipas Kthupit, kjo strukturë e ka të qartë ndërthurjen sesi bashkëpunon krimi me politikën dhe se do të ketë rezultate penale shumë të shpejta.
“Hetimi ka nevojë që të ngrihet dhe kjo struktura e veçantë që do të kontrollojë zgjedhjet. Dhe kjo strukturë do të marrë informacion si ndërhyn krimi në zgjedhje, si bashkëpunon me politikën, si ndikohet në rezultatin e zgjedhjeve dhe në këtë rast SPAK duke e parë çfarë ka ndodhur në zgjedhjet paraardhëse e ka më të thjesht të monitorojë ato që do të vijnë. Dhe gjasat janë që nëse struktura do të ngrihet dhe do të funksionojë, në zgjedhjet e ardhshme të ketë rezultate penale para se zgjedhjet të zhvillohen”, tha Kthupi.