Një ‘mal’ me kritika për Eurovision 2024, këngëtari në skenë me të mbathura

Fansat e Eurovizionit mbetën të shtangur pasi këngëtari finlandez Windows95man, u shfaq i zhveshur, gjatë gjithë performancës së tij të shtunën. Windows95man, emri i vërtetë i të cilit është Teemu Keisteri, doli në skenë për të performuar këngën e tij “No Rules!” shihej i veshur shumë pak.

Ylli finlandez kishte vetëm një bluzë të bardhë të prerë me një palë çorape dhe sandale. Performanca e tij shkaktoi zemërim në mesin e shikuesve në shtëpi, të cilët shkuan në X – i njohur më parë si Twitter, për të thënë se janë të shokuar që ai u lejua të performonte në atë mënyrë.

“Oh, vish disa pantallona. Kënga është më e mirë në dëgjimin e dytë, por vënia në skenë nuk është në rregull dhe nuk shton asgjë.”

“Kush e lejoi Finlandën të kishte një mashkull gjysmë të zhveshur në skenë?”

“Më falni?! A është ai i zhveshur në shfaqje?!?! Çfarë po ndodh.”

“Si e kanë lejuar Finlandën të performojë lakuriq”, ishin disa nga komentet e shikuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com