Disa ditë më parë në shtëpinë e ‘BBV3’ ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit, ish-in e Sarës, ku shkruante: Kampion bote!
Në atë moment Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:
“E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.
Në ‘Prime-n’ e sotëm, Sara ka sqaruar reagimin e befasishëm që ka patur duke thënë:
‘Për situatën që kam lënë jashtë, kam dashur të jem transparente me Bardhin. Unë përgjigje nuk kam pritur nga personi i tretë por kam pyetur produksionin dhe arsyeja përse e kam bërë këtë gjë është sepse unë kam investuar në mënyrën time për shumë muaj jashtë për atë gjë. Nuk kam pritur asgjë nga ai pasi unë me atë person i kam gjërat shumë të qarta.
Unë jam njeri nuk jam copë guri. Nuk kam në dorë veprimin që ndodhi sepse atë dron nuk e dërgova unë por kam në dorë reagimin tim. Me atë gjë mora një ‘okej’ nga pala tjetër që është ‘okej’ me marrëdhënien time.’