Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të Flutura Açkës, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Mediave, e cila deklaroi ditën e sotme se nuk është njoftuar për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Në këtë mbledhje nga opozita mori pjesë vetëm Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Kuvendi ka publikuar dhe listën e e-maileve zyrtarë, ndërkohë që sqaron se Flutura Açka është njoftuar si të gjithë të tjerët nga sekretariati i parlamentit.
“Ju lutem, gjeni bashkangjitur njoftimin zyrtar që u është dërguar me e-mail anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve, për zhvillimin e mbledhjes së sotme, datë 11 janar”, thekson zyra e shtypit e Kuvendit.
Në lidhje me këtë, Açka ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku u shpreh se “Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve.
Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.
Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”/m.j