Deputetja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e llir Metës ka dalë kundër këtij të fundit sa i përket akuzave të ashpra në adresë të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Monika Kryemadhi tha se nuk është peng i askujt, duke ju referuar SPAK-ut.
Duke folur për këtë të fundit, deputetja Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme nuk është betejë politike e Partisë së Lirisë.
Monika Kryemadhi: Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumani dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?
Blendi Fevziu: Padyshim që nuk është, e asnjë partie. SPAK-u nuk del në zgjedhje.
Kujtojmë se gjatë 3 ditëve të fundit, Ilir Meta ka bërë akuza të forta në adresë të SPAK dhe kreut të kësaj prokurorie.
/a.r