Ngrirja e raporteve Kurti-Rama? Përgjigjen kryeparlamentarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mohuan se mes dy vendeve nuk ka bashkëpunim kur u pyetën për ngrirjen e raporteve mes kryeministrave Kurti dhe Rama.

Konjufca deklaroi se mospajtimet eventuale mes kryeministrave nuk ndikojnë në raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se në nivel qeverie bashkëpunimi është i shkëlqyer dhe bashkëpunimi është rritur, marrëveshjet janë të shumta dhe ky është realiteti.

“Kryetarja Spiropali s’ka ardhur për të shkrirë asgjë por për të vazhduar raportin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Konjufc.

Ndërsa Spiropali tha se ngrirja nuk është fjalë e duhur kur përshkruhen raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi sipas saj bashkëpunimi është i natyrshëm dhe Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com