Të enjten në sallën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve do të konstituohet grupi i dialogut për ligjet me 3/5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Europian, bëjnë me dije burime për gazetaren Danjela Maloku.
Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se njëri anëtar do të jetë nga Rithemelimi, njëri nga partia e Lirisë, ndërsa vendi i tretë është lënë boshë për një deputet nga grupi Basha, i cili u refuzua publikisht nga kryetari i PD-së së vulës. Nga mazhoranca ende nuk janë bërë publike emrat e anëtarëve.
Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas në dakordësi me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë reformën zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.
/f.s