Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit, ku për pasojë ka prezencë akulli.
Vizion Plus mëson se një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit, fatmirësishtë pa lëndime në njerëz.
Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën anësore.
Nga përplasja makina ka pësuar dëme të konsiderueshmë, ndërsa fati ka shpëtuar tre udhëtarët në të.
Drejtuesit e automjëteve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nga prezenca e borës e akullit në segmentin Fan- Kolsh pasi ka prezencë të borës e akullit.
/a.r