Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking” është pyetur për ndodhitë në BBV3. Sipas tij, i është kërkuar të marrë pjesë më herët, por nuk e pëlqen izolimin.
Ngjela shprehet i sigurt se nëse do hynte, do e fitonte çmimin e madh.
Do të hynit në BBV avokat?
Mua më kanë kërkuar ata, por e kam refuzuar para dy-tre vitesh. Janë dy arsye, nuk do ma rriste audiencën, do mbaja audiencën time dhe me atë mund të fitoja, por çështja është që atje je në izolim dhe mua nuk më intereson izolimi sepse kam shumë çështje të hapura në kuptimin pozitiv të fjalës. Atje mund të rrish 2-3 muaj.
Çfarë mund t’ju bënte fitues?
Njohja e njeriut, sepse i kam njohur në situata jo normale, në izolim dhe atje është izolim. Unë e di koshiencën e izolimit, e di kush janë kompromiset, e kuptoj kush ka kaluar në delir dhe pesimizëm, por natyrisht do krijoja rezultatet e mija, mbase nuk fitoja…
Ka personazhe që ju intrigojnë aty brenda shtëpisë së BBV, që ju pëlqejnë?
Konkurrenca e tre vajzave, mund të jenë shumë të bukura, kanë vlera artistike në histori teatrore sepse teatër është ajo. Ato nuk janë atje sepse luajnë rolet e një teatri dhe janë në konfliktuar qoftë edhe për bukurinë e tyre sepse janë duke luajtur rolin e një drame të shkruar. Ato janë atje të hyjnë në konflikt në funksion të bukurisë dhe të fitores dhe shkruajnë drama vetë. Gjithësecila nga ato është në krijim se si do dalë psikologjikisht në funksion të njëra-tjetrës./m.j