Ngjela: Ja pse ’21 Janari’ iu kalua Prokurorisë së Posaçme. Drejtësia ka prova…

Avokati Spartak Ngjela tha se çështja e 21 Janarit i ka kaluar SPAK për të hetuar mbi kryetarin e PD, Sali Berishën dhe njerëzve me pushtet.

“SPAK merr vetëm pushtetarët, fakti që e ka marrë SPAK do të ketë akuzë për pushtetarët, Saliun e kompanitë. Kurse ata të tjetër i ka pasur Prokuroria dhe Gjykata e zakonshme, se janë njerëz të zakonshëm.

Ka filluar procesi penal për një nga këta të mëdhenjtë, të shikojmë çdo të ndodhë. Drejtësia ka provat dhe ligji ka dhënë tre vjet hetim, pse do gënjente ligji?”, tha avokati për “Top Talk”.

I pyetur se për kë janë akuzat e ‘procedim penal për vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’, Ngjela tha se i përkasin Berishës.

“Me Sali Berishën sepse fshiu serverat dhe provat që kishte në zyrën e tij. Saliu është I regjistruar me kallashnikov në dorë. Nuk e mendonte Saliu që mund t’i ndodhte një gjë e atillë, e humbi ekuilibrin, por nuk e bëri”, thotë ai. TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com