Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në koncertin e këngëtares me famë botërore, Taylor Swift në Brazil, ku një fanse ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Sipas medieve të huaja, Ana Benevides 23-vjeç vdiq gjatë koncertit pasi i ra të fikët për shkak të nxehtësisë ekstreme në stadium, ku temperaturat shënonin 37 gradë Celsius.
Këngëtarja ishte duke performuar kur mori vesh për tragjedinë që po ndodhte dhe menjëherë, e pikëlluar ka publikuar një deklaratë duke shprehur ngushëllimin e saj për vdekjen e Benevides.
Mjekët në vendngjarje u përpoqën ta shpëtonin atë, por fatkeqësisht pa rezultat. Ajo u dërgua në spitalin rajonal Salgado Filho, por vdiq pak kohë më vonë.