Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy të moshuar janë paraqitur në spital teksa mbanin në duar nipin e tyre 6 muajsh të pajetë të vrarë nga nëna e tij. Pas kësa ngjarjeje të rëndë është arrestuar e ëma, 37-vjeçare.
Sipas Protothema, gjyshërit janë lajmëruar nga motrat 6 dhe 7 vjeçe të foshnjes dhe janë nisur me shpejtësi në shtëpi, ku kanë gjetur fëmijën të dhunuar nga mamaja e tij. Mësohet se i babai i fëmijës nuk ishte në shtëpi gjatë momentit tragjik.
Mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar foshnjën, por ai kishte mbërritur në spital, pa puls dhe pa asnjë reagim. Sipas informacione, dyshimet për vdekjen e foshnjës drejtohen te nëna e tij, e cila ka histori të shtrimeve në spital për probleme psikiatrike dhe ishte e arrestuar edhe më parë.
Sipas informacioneve, policia po heton nëse vdekja e foshnjës ka ardhur nga mbytja apo nga rrahjet, pasi nuk ka shenja të dukshme. Gjithashtu nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna mund ta ketë hedhur hedhur fëmijën nga ballkoni.
Gjyshërit thanë se vajza e tyre kishte probleme të forta psikologjike dhe vuan nga depresioni i rëndë, ndërsa sipas informacioneve ajo ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Gruaja 37 vjeçe, banuese në Makrohori dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë të mitur është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Imathisë./m.j