Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku një grua është qëlluar me armë zjarri nga disa persona të panjohur.
Sipas policisë së Kosovës, viktima është Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, ish këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Policia e Kosovës ka dhënë paraditen e sotme detaje në lidhje me grabitjen e armatosur ku mbeti e vrarë Liridona Murseli.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 02:26, më rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.
Në raport bëhet e ditur se në makinë ishin edhe bashkëshorti dhe dy fëmijët e tyre.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë. Një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ju ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.
Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitar i ngjarjes i cili kishte arritur të largohej nga vetura bashke me dy fëmijët e tyre”, thuhet në raport.