NGJARJE HISTORIKE/ ETA hedh në erë kryeministrin spanjoll

Ngjarja më e rëndësishme e datës 20 dhjetor, është ajo e gjysmë shekulli më parë kur  ETA (organizata terroriste baske) kryen një sulm ndaj kryeministrit, Luis Carrero Blanco, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe pasardhës i mundshëm i diktatorit Francisco Franco.

Makina e kryeministrit hidhet në ajër në një lartësi prej më shumë se 30 metrash nga një ngarkesë e madhe eksplozivi. Carrero vdes nga plagët e marra.

Vrasja konsiderohet të ketë qenë sulmi më i madh kundër Shtetit Frankist që nga përfundimi i Luftës Civile Spanjolle në 1939.

Makina e kryeministrit spanjoll në shpërthim

 

Bomba e vendosur nën tokë e vërviti makinën e kryeministrit fashist të Spanjës Luis Carrero Blanco mbi 30 metra në ajër, duke e vrarë atë dhe duke i dhënë pseudonimin “Astronauti i Parë Spanjoll”

 

Krateri i hapur nga shpërthimi i eksplozivit

 

Policë duke mbledhur prova pas shpërthimit

 

Luis Carrero Blanco

 

Diktatori Fransisco Franco dhe kryeministri Luis Carrero Blanco

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com