NGJARJE E RËNDË! Trazira në burgun e Peqinit, një i vdekur dhe një i plagosur! I dënuari përjetë mban peng punonjësit e

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj është përplasur me dy të dënuar të tjerë me burgim të përjetshëm.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, nga përleshja kanë mbetur të plagosur 2 prej të burgosurve, ndërsa asnjë gardian apo pjesëtar i stafit policor nuk ka mbetur i lënduar. Por një nga të plagosurit raportohet se ka ndërruar jetë.

Mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve ka tentuar të vrasë një tjetër të burgosur, Arben Lleshin. I përfshirë në konflikt është edhe i burgosuri tjetër Ilir Xhakja.

Sipas informacioneve jozyrtare, Mjacaj ka qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu, bëhet me dije se njëri nga të burgosurit, Arben Lleshi, ka mbetur i vrarë. Mbetet e paqartë se ku e ka gjetur armën i burgosuri Sokol Mjacaj.

Situata brenda burgut është aktualisht nën kontroll, ndërsa hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Elbasanit

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka ka marrë peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk ka policë apo civilë të lënduar.

“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej  dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com