Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë minorene 13-vjeçare është përdhunuar në grup në sy të të dashurit të saj.
Ngjarja ka ndodhur më 30 Janar në banjat publike në Catania.
Mediat italiane raportojnë se ka qenë një grup prej 7 personash, të gjithë me origjinë egjiptiane, 3 prej të cilëve të mitur, që morën pjesë në krim. Sipas dëshmisë së vajzës, dy prej tyre që ishin edhe në moshën madhore, e abuzuan seksualisht, ndërsa pesë djemtë e tjerë mbanin me forcë të dashurin e saj 17-vjeçar.
13-vjeçarja i ka identifikuar dy abuzuesit e saj, ndërsa 5 djemtë e tjerë e ka patur të pamundur.
Por njëri prej tyre u identifikua nga i dashuri i 13-vjeçares, i cili ishte dëshmitar i gjithë ngjarjes.
“Të lutem mos më lëndo, më lër të largohem”, me këto fjalë iu drejtua e mitura autorëve të ngjarjes së rëndë. Shtypi italian shkruan se 7 autorët janë arrestuar dhe do të dalin para gjykatës brenda 48 orësh.
6 janë në arrest në burg, ndërsa njëri prej tyre është në arrest shtëpie pasi bashkëpunoi me policinë për identifikimin e shokëve të tij që morën pjesë në krimin e rëndë.
/a.r