Ngjarje e rëndë në Durrës/ Bie nga kati i 7-të i ballkonit 3-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 3-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 3-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com