Një i moshuar, i identifikuar si Bashkim Durmishi, u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Policia në një njoftim paraprak thotë se dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Lidhur me dëmtimet në fytyrë dhe shkakun e vdekjes, Policia bëri të ditur se trupi i 68-vjeçarit do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.
Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.