“Ngjarja është raportuar keq”, çfarë tregojnë replikat mes gazetarëve për vdekjen në Pogradec

Vdekja e një 42 vjecari në Pogradec pas një konflikti të castit është shoqëruar me një sërë reagimesh që i mbivendosen njëra tjetrës.

Me nxitimin e zakonshëm të medias për të publikuar informacione të pakonfirmuara, qarkulluan disa versione mbi mënyrën si ka rrjedhur ngjarja.

Por edhe pas sqarimit të ngjarjes në rrugë zyrtare nga policia e shtetit, edhe vetë gazetarët e kronikës i shoqëron konfuzioni mbi rrethanat e ngjarjes.

Kështu, në një postim të gazetarit Klodian Tomorri, ka ndërhyrë gazetarja Klodiana Lala, e cila i kujton kolegut të saj se nuk duhet të bëjë gjykime popullore, por të presë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Klodian Tomorri ste lejohet te biesh ne gracke dhe te besh gjykime popullore. Je gazetar kalibri. Vrasja e Eglantinit duhet me cdo kusht zbardhur e plote, por po perdoret nderkohe si argument edhe per arsye te tjera”, shkruan Lala.

Më tej, Lala i kujton kolegut të saj se me raportimet për ngjarjen deri më sot është abuzuar.

“Klodian Tomorri ne duhet te jemi te pergjegjshem kur raportojme dhe ska drejtor policie qe na heton. Madje madje na merr te ligat. Me raportimet ne rastin konkret eshte abuzuar. Kaq”.

Replikat mes gazetarëve tregojnë edhe një herë tjetër se sa komplekse është cështja e Pogradecit.

Debati mes gazetarëve që raportojnë prej vitesh krimin tregon se rrethanat e ngjarjes nuk janë aq të thjeshta sa duken.

Komentet e gazetarëve na rikujtojnë se shkaqet, motivet, rrethanat e një krimi nuk mund të trajtohen me lehtësinë e zakonshme që përcillen shpesh e shpejt ngjarjet publike në median shqiptare.

/a.rada

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com