Identifikohet autori i cili vrau Emiliano Pinen, allias Jorgo Prifti dhe me pas vrau veten.
Bëhet fjalë për Ilia Andrea Lluka, nga qyteti i Korçës i cili mësohet se jetonte në Greqi.
Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie. Ilo Lluka ka ardhur në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qënë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
40 vjeçari Emiliano Pine sipas mjekëve nga plagët e marra e ka pasur të pamundur të mbijetonte.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.