Ngjarja e rëndë: Ish-polici vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, këtë të enjte shkruajnë mediat vendase. Një ish-efektiv policie ka vrarë në rrethana ende të paqarta gruan dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen San Giovanni a Teduccio, ku 55-vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni i tij. Më pas u mbyll në shtëpi dhe siç raportojnë karabinierët, fillimisht vrau gruan e tij 48-vjeçare dhe më pas u vetëvra.

Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, të cilët raportohet se ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com