Ngjarja e rëndë: Debatoi me të atin, sportisti 20-vjeçar i jep fund jetës në sy të tij

Më shumë detaje kanë dalë nga momentet e fundit të një sportisti të ri nga Florida , i cili u hodh në det nga një kroçiere në Karaibe gjatë një debati në gjendje të dehur me babanë e tij.

Sipas mediave të huaja, viktima është identifikuar si Levion Parker 20, nga North Port në Florida, pasi Roja Bregdetare e SHBA braktisi kërkimin e saj në ujërat e Bahamas.

Anija e lundrimit Liberty of the Seas ishte vetëm disa orë nga kthimi në Fort Lauderdale pas një lundrimi katër-ditor, kur babai Francel Parker nisi të debatonte me Levion dhe vëllain Seth, 18 vjeç, që dilnin nga një vaskë e nxehtë rreth orës 3:30 të mëngjesit.

“Ai i tha babait të tij: Unë do ta rregulloj këtë menjëherë. Dhe ai u hodh nga dritarja para nesh”, treguan dëshmitarët./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com