Ngjarja e rëndë: Adoleshentja shqiptare gjendet e varur në Greqi, çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi teksa një studente 17-vjeçare është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë nga Griqan i Elbasanit dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesë dhe mjekët pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot.

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës.

Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com