Ngjarja e rëndë: 14-vjeçarja abuzohet dhe shfrytëzohet seksualisht nga 12 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në  Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare në Rethymno të Kretës kishte rënë pre e disa të panjohurve, të cilët e shfrytëzonin seksualisht.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, historia e tmerrshme ka nisur të zbardhet kur në zyrat e Nën-Drejtorisë së Sigurimit të Rethymnon ka ardhur një denoncim anonim, ku thuhej se persona të panjohur detyronin një vajzë 14-vjeçare të kryente prostitucion.

Kjo telefonatë u pasua nga një hetim policor disa mujor, nga i cili u implikuan 12 persona. Veçanërisht, nga ekzaminimi i të miturës, në prani të një psikologu fëmijësh, u konstatua se ajo ishte dhunuar nga të paktën një prej 12 të përfshirëve dhe se pjesa tjetër kryente marrëdhënie seksuale me të.

Në kontrollin e kryer në fund të muajit janar në shtëpinë e autorit që dyshohet se ka dhunuar vajzën, janë gjetur dhe konfiskuar dy celularë dhe një gëzhojë pistolete./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com