Duke folur për protestën e Rithemelimit para Bashkisë Tiranë, Edvin Kulluri tha se ajo është thirrur nga Belind Këlliçi, por nuk mund të shërbejë si alibi për humbjen e tij.
Sipas sekretarit të PD, Rithemelimi është si një trung me degë të kalbura që ngado ta kapësh të ngelet në dorë.
Për EuroNews, Kulluri shtoi se protesta ka disa probleme. Sipas tij, eshte e pakuptimtë të protestohet për disa njerëz që tashmë janë arrestuar, sic jane zyrtaret e bashkise.