Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më të mëdha nga të rinjtë për ngacmimin kibernetik.

“Tirana vazhdon që të jetë qyteti në të cilin ka më shumë çështje dhe problematika të krimeve dhe ngacmimeve online. Ajo që na ka bërë përshtypje për 2023 ka qenë qyteti i Kuçovës, i cili renditet si qyteti i dytë me më shumë raportime, të shqetësimeve online”, thotë Borjana Dine, nga Platforma Kombëtare për Internet të Sigurtë.

E teksa ngacmimet online po kthehen në një fenomen shqetësues në rritje, bullizmi po përhapet gjithnjë e më shumë. 1/3 e raportimeve nga të rinjtë janë për bullizëm online.

“Vazhdon të mbetet si gjithmonë prej disa vitesh TikTok me 47 % të raportimeve, e ndjekur Instagram dhe Facebook. Bullizmi, i cili si asnjëherë tjetër qëndron në vend të parë, me 35 % duke u ndjekur nga gjuha e urrejtjes me 25 %, shantazhet dhe përndjekjet dhe dhuna seksuale”, shton Dine.

Sipas një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 6 adoleshentë në Europë, ka përjetuar ngacmim kibernetik, qoftë bullizëm apo edhe dhunë psikologjike. Po ashtu studimi thotë se meshkujt janë të përfshirë më shumë në dhunë fizike.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com